Rio Ferdinand i hutuar me emrin e njërit nga sfiduesit për Topin e Artë

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka thënë se e “çudit” fakti se si ylli i Chelseat, Jorginho është njëri nga sfiduesit kryesor për çmimin më të madh individual ‘Topin e Artë’ të vitit 2021.

Jorginho shijoi një sezon të suksesshëm me Chelsean që kulmoi me triumfin e Bluve në Ligën e Kampionëve, ndërsa vazhdoi me trofe duke fituar Euro 2020 me Italinë.

29-vjeçari, i cili u emërua në listën e ngushtë me 30 lojtarë për Topin e Artë, ka pranuar se ai mund të sfidojë të gjithë për çmimin që dhurohet nga France Football.

Megjithatë, vetëm katër për qind e tifozëve votuan për yllin e Chelseat për të fituar Topin e Artë në një sondazh të BT Sport.

Superylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi u votua 51 për qind, ndërsa sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, doli i dyti me 26 për qind dhe Mohamed Salah i Liverpoolit që përfundoi përpara Jorginhos me 19 për qind të votave.

Duke folur për BT Sport, Ferdinand pohoi se Jorginho “nuk është lojtari më i mirë në Chelsea” dhe “jo emri i parë në skenën e ekipit me Italinë”.

Të ngjashme