Rio Ferdinand parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Rio Ferdinand e la parashikuar fituesin e Ligës së Kmapionëve për edicionin 2020/21.

Para se të zhvillohen dy ndeshje gjysmëfinale, legjenda e Manchester United ka dhënë mendimin e tij.

Real Madridi është nikoqir i Chelseat sonte (e marte), derisa Paris Saint-Germain e pret Manchester Cityn, që të dy takimet janë për herë të parë.

Ferndinand është pyetur se kë e sheh ai favorit dhe pse mendon se mendon se ajo skuadër i ka të gjitha për ta marrë trofeun me vete në shtëpi.

“Mendoj se Paris Saint-Germain do ta fitojë atë”, ka parashikuar legjenda e Djajve të Kuq në Presents FIVE.

“Ata kanë eksperiencën e vitit të kaluar, dy sulmues, biznesin me të cilin kanë punë e dinë që nga edicioni i kaluar”.

“Ata kanë qenë këtu së bashku, mendoj se kanë krijuar eksperiencë. Pochettino është një trajner fenomenal dhe është i etur për trofe”, ka shtuar më tej Ferdinand.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme