Rivaldo: Vetëm ky lojtar mund ta zëvendësojë Messin te Barcelona

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi “nuk do të zgjasë përgjithmonë” te Barcelona, thotë Rivaldo, me Neymar që konsiderohet të jetë lojtari i vetëm i aftë për të mbushur boshllëkun e tij në Camp Nou sipas tij.

Një rikthim në Kataluni për brazilianin është përfolur për ca kohë.

Rivaldo e konsideron vendimin e bashkatdhetaritë të tij si “gabim” për t’u larguar herën e parë, transmeton lajmi.net.

Fituesi i Kupës së Botës, i cili kaloi pesë vjet të paharrueshëm me Barcën, tha për Mirror: “Messi nuk do të zgjasë përgjithmonë. Një ditë do të arrijë ndeshja e tij e fundit dhe ai do të largohet nga futbolli”.

“Tani ai është duke bërë ndryshimin, duke shënuar gola… por ju duhet të keni një lojtar tjetër për të luajtur rolin e tij aktual”.

“Vetëm një lojtar mund të jetë zëvendësuesi i Messit te Barcelona dhe ai lojtar është Neymar”.

“Ai gaboi duke e lënë Barcelonën, por, nëse kthehet, ai do të jetë në gjendje të bëjë ndryshimin ashtu siç po bën tani Messi”.

Të ngjashme