Rizzoli do ta drejtojë gjysmëfinalen Gjermani-Francë

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 16:00 | Nga

Italiani Nicola Rizzoli, i cili e ka drejtuar finalen e Kupës së Botës në vitin 2014 në Brazil, do ta gjykojë gjysmëfinalen e Euro2016 në mes të Gjermanisë dhe Francës, takim ky që luhet sonte në Marseille.

Rizzoli ka drejtuar Francën në 1/8 e finaleve ndaj Irlandës në Lyon, që është fituar nga djemtë e Didier Deschamps 2- 1. Italiani ka penalizuar një faull të Paul Pogbës, ka akorduar një 11-metërsh pas një minute loje dhe ka dhënë një karton të kuq ndaj irlandezit Shane Duffy në minutën e 66-të për një ndërhyrje të ashpër të mbrojtësit ndaj Antoine Griezmann.
Në arkivin e tij, Rizzoli, ka veç finales së Botërorit brazilian mes Gjermanisë dhe Argjentinës para dy vjetësh, edhe një finale të Ligës së Kampioneve në 2013, të fituar nga Bayern Munich ndaj Borussia Dortmund (2-1).
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme