Robertson planifikon të pensionohet në Liverpool

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i majtë skocez ka pranuar se më parë dëshironte të pensionohej në Parkhead të Celticut, por tani ai dëshiron ta përfundojë karrierën e tij në Anfield

Andy Robertson (27) po planifikon që tërë karrierën e tij të mbetur ta përfundojë në Liverpool. Mbrojtësi i majtë skocez është në Anfield prej vitit 2017, ku ka arritur që ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën me skuadrën nga Merseyside.

Më parë ai kishte folur për klubin e tij të lindjes, Celticun, dhe si në të ardhmen syonte që të përfundonte atje, por tani me një kontratë deri më 2024 ai ka shprehur ambicien e tij që të rrijë deri në fund me Reds.

“Shpesh me pyetin për këtë gjë. Shiqoni, qëllimi i imë qështë ta përfundoj në Liverpool dhe do të dëshiroja ta përfundojë në Liverpool, por unë e di që është vështirë të luash gjithmonë në nivele të larta. Koha do të vije dhe unë do ta marrë dikur këtë vendim”, tha ai u pyet nga PLZ Soccer.

“Për momentin ka edhe tri vite kontratë, dëshiroj të rrijë aty përgjithmonë dhe shpresoj që të pensionohem në këtë ekip, por kur mbushni 30 vite gjërat ndryshojnë, por ju do të dëshironit të pensionoheni në këtë klub”. 

Të ngjashme