Rodriguez huazohet te Las Palmas

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 17:25 | Nga

Jese Rodriguez do ta vazhdojë pjesën e dytë të sezonit si një lojtar i Las Palmas.

Sulmuesi i ri spanjoll e bëri zgjedhjen e tij pavarësisht ofertave nga Roma, Liverpooli, Milani e Middlesbrough teksa Las Palmas do të jetë për të një vitrinë për të treguar vlerat pasi tek Paris Saint Germain nuk arriti ta bëjë.

Formula do të jetë ajo e huazimit por me të drejtë rinegocimi në fund të sezonit në varësi të paraqitjeve të 23-vjeçarit. Jese luajti më shumë si zëvendësues në 14 ndeshje me parisienët duke shënuar një gol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme