Rojo konsideron largimin nga Unitedi

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Marcos Rojo do ta konsiderojë mundësinë e largimit nga Manchester United, nëse e di që do të ketë minuta të kufizuar te Djajtë e Kuq, sipas ESPN.

Rojo besohet se e ka impresionuar menaxherin Ole Gunnar Solskjer gjatë parasezonit, mirëpo ky i fundit tashmë ka gjashtë mbrojtës qëndrorë në skuadër.

Me ardhjen e mundshme të yllit të Leicester City-t, Harry Maguire, do të rritej konkurrenca për argjentinasin.

Kështu, ish-lojtari i Sportingut të Lisbonës mund ta shikojë ndonjë mundësi largimi në rast se nuk luan rregullisht në “Old Trafford”.

Të ngjashme