Roma detyrohet ta shes Zaniolon, i vendos edhe çmimin italianit

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Roma është në krizë të madhe të borxheve dhe sikur mos të mjafton kjo, ata mund të dënohen edhe nga UEFA për Fair Play Financiar.

Skuadra e madhe italiane duhet të shes ndonjërin nga yjet e saj për të fituar 60 milionë euro para datës 30 qershor.

Borxhi prej 278 milionë euro në total i Romës ka ardhur si pasojë e pandemisë së coronavirusit, pezullimit të futbollit dhe humbjes së të hyrave, si edhe mosarritjes së marrëveshjes me Dan Friedkin për shitjen e klubit.

Nicolo Zaniolo duket se do të jetë lojtari që do të sakrifikohet nga Roma, me talentin italian që ka vlerën më të lartë në tregun e transferimeve.

Juventus, Inter, PSG e Liverpool janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e Zaniolos.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e Romës janë gati të shesin yllin e tyre më të madh dhe tani i kanë vendosur edhe çmimin e largimit.

Roma është gati të pranojë ofertat për Zaniolon vetëm nëse janë mbi 80 milionë euro.

Përkundër interesimit të fortë nga Liverpooli ditët e fundit, duket se favoriti kryesor është Juventus që e ndjek që dy vite lojtarin.

Të ngjashme