Roma dhe Napoli në garë për Belottin

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Andrea Belotti do të largohet përfundimisht në verë nga Torino.

Sulmuesi italian prej kohësh po kërkohet nga skuadrat e mëdha, por që Torino hezitonte ta shiste atë.

26-vjeçari është që pesë vite pjesë e ‘Demave’ dhe ka kërkuar largimin në verë për tu transferuar tek ndonjë skuadër më e madhe.

Roma dhe Napoli janë dy skuadrat e mëdha italiane që po duan transferimin e lojtarit në verë.

Edhe pse klauzola e tij e largimit është 100 milionë, te Torino e dinë mirë se kjo shumë nuk do të paguhet.

Klubi torinez po kërkon nga skuadrat e interesuara për kapitenin e saj që së paku të paguajnë 40 milionë euro.

Reprezentuesi italian këtë edicion ka shënuar 15 gola në 31 takimet e zhvilluara mes kampionatit dhe kupës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme