Roma e do Lopezin e Real Betisit

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Roma ka ofruar 18 milionë euro për transferimin e portierit të Real Betisit dhe Spanjës, Pau Lopez.

Sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, oferta përfshin  50 për qind të të drejtave për ta marrë edhe Antonio Sanabrian.

Megjithatë, gazetari italian paralajmëron se Betisi nuk do ta konsiderojë shitjen e Lopez derisa ata të kenë gjetur një zëvendësim, ndërsa preferenca e tyre është të rinovojë kontratën e tij.

Pau Lopez (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

24-vjeçari iu bashkua skuadrës spanjolle nga rivalët e La Liga-s, Espanyol, verën e kaluar dhe mbajti dhjetë herë portën e paprekur në 35 ndeshje gjatë sezonit 2018-19.

Ai gjithashtu ka një paraqitje për kombëtaren e Spanjës, por që në të kaluarën kishte qenë në huazim Tottenham Hotspuri.

Roma pritet që në ditët në vijim të bëjë ofertë konkrete për Lopezin, por që Betisi mund të kërkojë një shumë edhe më të lartë për ta liruar atë nga kontrata. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme