Roma e Mourinhos e pandalshme

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Roma e ka mposhtur 3-0 Trabzonsporin, 5-1 me rezultat të përgjithshëm për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Europa Conference League. Realizoi sonte edhe Zaniolo….

Roma ka fituar edhe ndeshjen e dytë kundër Trabzonspor, këtë herë me rezultatin 3-0 (2-1 dueli i parë), dhe është kualifikuar në grupet e Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho nuk e vuri në diskutim fitoren dhe e tregoi forcën që në fillim, duke shënuar që në minutën e 20-të me Cristante.

Skenën në duelin e sotëm e mori Nicolo Zaniolo, i cili rikthehej të luante pas shumë muajsh për shkak dëmtimi. Mesfushori ishte titullar dhe shënoi golin e dytë për Romës.

Të ngjashme