Roma e vetme në garë, 20 milionë euro që kërkojnë për Hysaj

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Plot 20 milionë Euro që kërkon Napoli për largimin e Elseid Hysajt, e ka bërë situatën rreth futbollisti të kombëtares shqiptare, një rebus që nuk po zgjidhet prej muajsh.

Kjo shifër e ekzagjeruar vazhdon të largojë pretendentë për kartonin e lojtarit shkodran, që sipas agjentit të tij, është në ditë e fundit te Napoli.
E vetmja skuadër që ka avancuar dhe vazhdon të insistojë për Elseid Hysajn është Roma.

Kryeqytetasit shohin te futbollisti shqiptar një garanci për anën e djathtë të mbrojtjes, ç’ka do ti jepte më shumë liri Florencit për të avancuar në sulm. palët do të takohen sërish këtë javë për të gjetur një rrugë të mesme, dhe shumëkush mes ekspertëve të merkatos mendon se 15 milionë Euro është shifra që do të pranojnë të dy ekipet.

Në shitje te Napoli është së fundmi dhe Ounas, lojtar që ishte protagonist me Algjerinë duke fituar Kupën e Kombeve në Afrikë. Anësori sulmues i pëlqen Fiorentinës dhe Kaljarit, por nuk është gjetur formula e duhur për të kënaqur financiarisht skuadrën jugore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme