Roma ecën tutje

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 23:02 | Nga

Roma ka mposhtur 4:1 Viktoria Plzenin, për t’u kualifikuar si lider në fazën tjetër të Europa League

Ekipi i Luciano Spallettit ka vazhduar me formën e mirë në Europa league. Roma e mposhti 3:1 në “Olimpico” skuadrën e Viktoria Plzen, duke u kualifikuar edhe matematikisht si lider në fazën tjetër të Europa League, shkruan Gazeta Express.

Golat për Romën i shënuan Edin Dzeko (11’, 61’ dhe 88’) si dhe Diego Perotti (82’). Golin e vetëm për Viktoria Plzen e shënoi Martin Zeman.

Kështu, Roma kualifikohet si lider në Grupin E me 11 pikë të grumbulluara, teksa ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme