Roma është duke pritur ofertat për Alissonin

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 11:27 | Nga

Roma ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare për Alisson Becker.

Pavarësisht se për brazilianin kanë shprehur interesim Chelsea dhe Liverpooli, dy skuadrat angleze ende nuk janë treguar konkrete.

Drejtori sportiv i Monchi vazhdon të insistojë se ende nuk ka ardhur asnjë ofertë, por nëse vjen ata do ta shqyrtojnë.

Sipas Il Tempo, Reds janë favorit para Bluve, por në garë edhe Real Madridi.

Duke parë interesimin e shumë klubeve, çmimi i Alsisson besohet se është rreth 70 milionë euro, transmeton Telegrafi.

25-vjeçari ka qenë një nga më të mirë në Serie A në sezonin e fundit.

Me pritet e tij ai ka qenë vendimtar që Roma të përfundojë në vendin e tretë që dërgon në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme