Roma favorit për transferimin e Mertens, i ofron kontratë tri vjeçare

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Roma shihet si skuadra favorite për ta transferuar sulmuesin belg Dries Mertens.

Sulmuesit belg i skadon kontrata në qershor me Napolin dhe ai nuk ka pranuar rinovimin.

Shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij, duke marrë parasysh se Mertens është një lojtar që shënon shumë gola dhe mund ta marrin atë si transferim të lirë.

Por duket se më konkrete është treguar Roma, që tanimë i ka bërë ofertën e parë sulmuesit.

Giallorosët i kanë ofruar kontratë tri vjeçare belgut, i cili është tunduar nga kjo ofertë e Romës.

Kryeqytetasit e Italisë i kanë propozuar Mertensit një pagë vjetore prej 3,5 milionë eurove në sezon plus disa bonuse që mund të mbërrijë në katër milionë.

Interesim për yllin belg kanë shfaqur edhe Chelsea, Inter, Juventus dhe Paris Saint Germain. 

Të ngjashme