Roma hedh sytë nga kampionati anglez

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 12:23 | Nga

Përveç Milanit që është super aktiv në merkaton veror,  një tjetër ekip italian që është aktiv  në merkato është Roma që me  ardhjen e Monkit  po shfaqet shume aktive këto ditë, pasi kryeqytetasit po udhëheqin bisedimet me yllin e Lester Sitit, algjerianin Riad Mahrez. Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, vetë futbollisti është shfaqur i gatshëm për të pësuar një ulje të pagës, me synimin e vetëm që të transferohet tek verdhekuqtë.

Por nga ana tjetër Roma duhet të derdhë në arkën e anglezëve plot 30 milionë euro. Përveç algjerianit, në Angli ekipi kryeqytetas po kërkon edhe mbrojtësin e Mançester Sitit, Aleksandër Kolarov i cili vlerësohet me çmimin 10 milionë euro, por pengesa kryesore është paga e madhe që merr serbi në Angli dhe sipas mediave angleze ai ka kërkuar një pagë prej 4.5 milionë eurosh teksa më parë ka refuzuar një ofertë faraonike nga Turqia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme