Roma interesohet për Diego Costan

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Roma është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Costa, shkruan “Mundo Deportivo” të dielën, transmeton Koha.net.

Roma kishte qenë pranë transferimit të reprezentuesit të Spanjës në vitin 2013 dhe 2018, ndërsa do të tentojë sërish edhe këtë verë.

Costa e ka humbur vendin e titullarit te Atletico. Sulmuesi 31-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në verën e vitit 2021. Costa këtë stinor i ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar dy gola dhe asistuar tre tjerë.

Të ngjashme