Roma ka gati ofertën e lartë për djalin e legjendës Gheorghe Hagi

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Gheorge Hagi është legjenda më e madhe e futbollin rumun në histori të këtij shteti.

Legjenda rumune ka bërë karrierë të jashtëzakonshme, ku ka luajtur për dy skuadrat më të mëdha spanjolle Real Madrid e Barcelona, derisa karrierë ka zhvilluar edhe te Steaua Bukureshti, Brescia, e Galatasaray.

Por hapave të tij mund të shkoj edhe i biri, Ianis Hagi që po kalon nëpër një formë shumë të mirë në Skoci me Glasgow Rangers.

Jose Mourinho po e pëlqen shumë sulmuesin anësorë dhe sipas mediave në Rumani është duke projektuar transferimin e tij në janar.

Televizioni rumun PRO Tv ka raportuar se Roma është duke e ndjekur që një kohë Hagin dhe po përgatitë një ofertë prej 20 milionë eurove në drejtim të Rangers për reprezentuesin e Rumanisë.

22-vjeçari që luan në rolin e sulmuesit anësorë këtë edicion ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë për Rangers.

Ianis Hagi e ka nisur karrierën tek skuadra rumune Viitorul ku është babai i tij pronar, derisa ka bërë karrierë edhe te Fiorentina e KRC Genk.

Gjithnjë sipas televizionit rumun, Hagi është i gatshëm të nënshkruajë për Romën, por dy klubet pritet të fillojnë bisedimet në fund të vitit.

Të ngjashme