Roma ka tri opsione për ta zëvendësuar Spinazzolan

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Leonardo Spinazzola ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Por fatkeqësisht në ndeshjen çerekfinale ndaj Belgjikës, mbrojtësi i majtë pësoi një lëndim të rëndë i cili do ta mbajë jashtë fushave për pesë ose gjashtë muaj.

Kjo ka bërë që te Roma të fillojnë menjëherë punën për të gjetur një zëvendësues të denjët për anësorin italian.

Gazzeta.it ka raportuar se në listën e trajnerit Jose Mourinho janë tre emra që mund ta zëvendësojnë italianin.

Dy anësorët e Chelseat, Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri pëlqehen shumë, por çmimi i tyre rreth 20 milionë euro është i lartë për Romën.

Emri i tretë në listën e Giallorosëve është ai i mbrojtësit të Fiorentinës, Cristiano Biraghi.

Italiani vlerësohet rreth 10 milionë euro, derisa Roma synon huazimin e tij me të drejtë blerje pas një viti.

Giallorosët duan afrimin e një mbrojtësi të majtë, pasi në atë pozitë me Spinazzolan e lënduar, kanë vetëm të riun Calafiori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme