Roma kërkon mrekullinë e radhës për të arritur në finale

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 10:13 | Nga

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, thotë se skuadra e tij duhet të synojë një mrekulli kundër Liverpoolit për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve, të ngjashme me atë çfarë arriti ndaj Barcelonës në çerekfinale.

Liverpooli ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale në shtëpi me shifrat 5:2. Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën mbrëma në Romë, transmeton Koha Ditore.

Roma bëri një mrekulli në çerekfinale. U rikthye nga humbja 4:1 që pësoi nga Barcelona në ndeshjen e parë çerekfinale, duke triumfuar 3:0 në shtëpi për të kaluar në gjysmëfinale në saje të golit që shënoi si mysafire.

“Ne duhet të kemi besim dhe me këtë mentalitet, me këta tifozë dhe këtë pasion rreth skuadrës, të tentojmë të arrijmë një mrekulli tjetër. Të themi mrekulli është shumë në rregull”, ka deklaruar Di Francesco.

“Liverpooli është shumë i rrezikshëm dhe mund të lëndojë me të fituar pak hapësirë. Dua të qartësoj një gjë, në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve para 70 mijë personave, a pret një skuadër vetëm të dorëzohet? Jo ne do të luftojmë me gjithçka që kemi. Ndeshja mund të përfundojë 4:1, ndoshta edhe kundër nesh, por unë dua të shoh entuziazmin dhe dëshirën për të shkuar përtej limiteve”.

Roma nuk ka pranuar gol në shtëpi këtë vit në Ligën e Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme