Roma me ofertë të re për Bailey

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Roma po përgatit një ofertë të re për futbollistin e Bayer Leverkusen, Leon Bialey, raporton Football Italia.

Klubi nga Serie A ia ka vënë syrin 21 vjeçarit tash e sa kohë, dhe tani janë të vendosur që ta zëvendësojnë Stephan El Shaarawy-n me të riun xhamajkan.

Sidoqoftë, Leverkusen raportohet se e vlerëson Bailey-n diku 40 milionë euro, andaj mbetet të shihet nëse kryeqytetasit italianë do të jenë në gjendje ta paguajnë një shumë të tillë.


Të ngjashme