Roma mendon për Asenjon nëse largohet Alisson

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 10:21 | Nga

Portieri brazilian i Romës, Alisson Becker është duke kaluar nëpër një formë fantastike.

E falë paraqitjeve të mrekullueshme me Romën, portieri brazilian po kërkohet edhe nga skuadra të ndryshme evropiane

Liverpool, Real Madrid dhe Paris Saint Germain janë tri skuadrat që po e monitorojnë brazilianin.

Roma nuk dëshiron ta largojë Alissonin dhe po përgatit një kontratë të re me 90 milionë euro klauzolë largimi.

E në rast largimi, duket se Giallorosët kanë gjetur zëvendësuesin e Alissonit.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane, është portieri Sergio Asenjo që shihet si zëvendësues i Alissonit në Romë.

Asenjo është duket kaluar nëpër një formë mjaftë të lartë këtë edicion me Villarealin.

E çmimi i tij sillet rreth 20 milionë euro para që nuk janë problem për Romën nëse shet Alissonin.

28-vjeçari spanjoll më parë ka luajtur edhe për skuadrat tjera të La Ligas si Atletico Madrid dhe Malaga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme