Roma mendon ta kthejë Montellën

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Vincenzo Montella mund të kthehet te Roma në rast se klubi italian do ta shkarkonte trajnerin Eusebio Di Francesco, raportojnë mediat italiane.

Pas humbjes nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve tifozët e Romës ishin të pakënaqur me skuadrën e tyre, të cilën e fishkëllyen pas takimit, transmeton Koha.net.

Njëri nga kandidatët ishte edhe Paulo Sousa, megjithatë ai është shuam afër që të bashkohet me Southamptonin.

Trajneri Di Francesco raportohet se është në një presion të lartë, dhe derbi ndaj Interit të dielën mbrëma pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme