Roma – Milani, formacionet zyrtare, dy klubet në kërkim të fitores

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Roma dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë nikoqir të Rossonerëve në takimin e vlefshëm për javën e nëntë në Serie A, i cili pritet të zhvillohet në Olimpico nga ora 18:00.

Vendasit kanë një fitore dhe dy barazimi në tri ndeshjet e fundit dhe shpresojnë të vazhdojnë formën pozitive me një fitore para tifozëve të vet.

Në anën tjetër, mysafirët nuk po gëzojnë formë të mirë dhe pasi kanë ndryshuar tashmë trajnerin, janë të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme për këtë ndeshje.

Roma: Pau Lopez; Spinazzola, Fazio, Smalling, Kolarov; Veretout, Mancini; Zaniolo, Pastore, Perotti; Dzeko

Milan:Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Hernadez; Kessie, Biglia, Paqueta; Caglhanolgu, Leao, Suso;



Të ngjashme