Roma mund ta transferojë Lenglet nga Barcelona

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Raportet në Spanjë thonë se Roma është e interesuar në mbrojtësin e Barcelonës, Clement Lenglet.

Sipas El Chiringuito TV, mbrojtësi 26 vjeçar është në radarin e Giallorossi për këtë verë.

Nuk është hera e parë që ka lajme për këtë derisa ai është lojtari i tretë i Barcelonës që lidhet me kalim në Serie A pas Miralem Pjanic te Juventusi dhe Philippe Coutinho për Lazion.

Lenglet ka kontratë deri më 2026, i vetmi që ka kontratë të gjatë, kështu që mund të huazohet me mundësi blerje.

E ardhmja e tij nën urdhrat e Ronald Koeman është në dyshim derisa ai hyri në ndeshje vetëm gjatë minutave shtesë në fitoren 4-2 të Barcelonës dje kundër Real Sociedadit.

Para se ta bëjë këtë lëvizje, Roma duhet ta pastrojë skuadrën pasi që për momentin ka 4 mbrojtës qendrorë.

Ai ka 13 paraqitje për Francën, për të cilët ka shënuar një gol dhe ka pasur 48 paraqitje për Barcelonën sezonin e kaluar duke shënuar një gol dhe bërë një asist.

Të ngjashme