Roma në bisedime me Corinthians për sulmuesin Vital

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Roma është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe duket se atë e ka gjetur në Brazil.

Fjala është për talentin brazilian Mateus Vital që aktivizohet me Corinthiansin.

Dy klubet janë në bisedime me njëra tjetrën për transferimin e brazilianit në Serie A.

Mediat italiane kanë raportuar se marrëveshja është afër dhe Roma do të paguajë 10 milionë euro për të.

21-vjeçari luan si sulmues anësor dhe pritet ta zëvendësojë Diego Perottin e lënduar.

Braziliani këtë vit e ka nisur mirë kampionatin brazilian, pasi në 10 takimet e para ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime. 

Të ngjashme