Roma në krizë – mposhtet edhe nga Venezia

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Roma është në krizë, kësaj radhe është mposhtur nga Venezia.

Përkundër se romakët e nisën mirë këtë sezon në Serie A nën drejtimin Jose Mourinhos, forma e tyre ka pësuar rënie.

Venezia kaloi e para në epërsi, kur mbrojtësi Mattia Caldara realizoi për 1-0 pas asistimit nga Aramu në minutën e tretë.

Giallorosët shtuan sulmet dhe golin e barazimit 1-1 e gjetën dy minuta para fundit, kur realizoi gol Eldor Shomuroudov.

Realizuesi i golit të parë, asistoi katër minuta më vonë për anglezin Tammy Abraham që shënoi për epërsinë e parë të Romës 1-2.

Me epërsinë minimale të Romës u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Por, në minutën e 65-të, vendasit fituan penallti të cilën në gol e shëndrroi Aramu për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Ndërkohë golin e fitores Venezia e gjeti në minutën e 74-të, kur realizoi sulmuesi nigerian Okereke për 3-2.

Të ngjashme