Roma përfshin El Shaarawyn e Xhekon në listën për Ligën e Evropës

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Romës i ka shtuar në listën e lojtarëve për Ligën e Evropës, Edin Xhekon dhe Stephan El Shaarawyn.

Për sulmuesin Xheko kishte pas dilema nëse ai do të mbetej te Roma, pas grindjes që ka pasur me trajnerin Paulo Fonseca.

Megjithatë, ai nuk u largua nga skuadra në janar dhe do të jetë pjesë e romakëve të paktën deri në verë. Xheka pritet që sot t’i bashkohet Romës në stërvitje.

El Shaarawy u rikthye te Roma pas një aventure në Kinë te Shanghai Shenhua dhe ka arritur të zërë vend në listën për ndeshjet evropiane.

Në listën e Romës për Ligën e Evropës është edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.

Në 1/16 e finales, Roma do të luajë kundër skuadrës së Bragës.

Lista e skuadrës Romës për Ligën e Evropës: Pau Lopez, Mirante, Fuzato; Bruno Peres, Ibanez, Karsdorp, Kumbulla, Mancini, Santon, Smalling, Spinazzola; Cristante, Diawara, Mkhitaran, Pellegrini, Villar, Veretout; Dzeko, El Shaarawy, Borja Mayoral, Carles Perez, Pedro Rodriguez.

Të ngjashme