Roma po mendon transferimin e Yann Sommer

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Roma pritet ta ndërtojë një skuadër të fuqishme vitin e ardhshëm, ku synimi është të luftojë për trofe.

Ardhja e trajnerit Jose Mourinho ka rritur aspiratat në klubin kryeqytetas, derisa përforcimet pritet të nisin nga porta.

Trajneri portugez, Jose Mourinho nuk është aspak i kënaqur me dy portierët Pau Lopez dhe Antonio Mirante dhe ka kërkuar ta përforcojë këtë pozitë.

Emri i ri në listën e drejtuesve të Romës është ai i portierit zviceran Yann Sommer që aktivizohet te Borussia Moenchegladbach.

32-vjeçari është njëri nga portierët më të vlerësuar në Evropë dhe Mourinho e dëshiron transferimin e tij në Olimpico.

Giallorosët duan transferimin e zviceranit edhe për faktin se ai ka një çmim realisht të përballueshëm, pasi mund të transferohet për vetëm tetë milionë euro.

Reprezentuesi zviceran është që shtatë sezone pjesë e Gladbach ku ka qenë pika kyçe për skuadrën gjermane.

Të ngjashme