Roma po takohet me Sarrin

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Roma thuhet se ka planifikuar një takim me ish-trajnerin e Napolit dhe Juventusit, Maurizio Sarri këtë javë.

Giallorossët aktualisht janë duke u përgatitur për ndeshjen e kthimit kundër Ajaxit në Ligën e Evropës, pasi kanë fituar ndeshjen e parë 2-1 në Amsterdam.

Ka paqartësi për të ardhmen e trajnerit aktual Paulo Fonseca, pavarësisht nga garimi në Evropë këtë mandat, pasi kontrata e tij skadon pas sezonit.

Trajneri portugez do të rinovojë automatikisht marrëveshjen në Olimpico me një vend në Ligën e Kampionëve, por raportimet në Itali kanë sugjeruar që ai do të dëshironte të largohej pavarësisht se çfarë ndodhë.

La Lupa thuhet se është takuar me ish-trajnerin e Napolit dhe Juventusit dhe e kanë identifikuar Sarrin si zëvendësuesin ideal për Fonseca këtë verë.

SportItalia raporton se do të ketë takime të reja midis klubit dhe trajnerit këtë javë, duke punuar në mundësinë për të sjellë ish-trajnerin e Chelseat në kryeqytetin italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme