Roma refuzon Perishiqin

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Roma ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të anësorit të Interit, Ivan Perishiq.

Perishiqi nuk është në planet e Interit në këtë sezon dhe Calciomercato raporton se ylli kroat i është ofruar Romës.

Giallorossi duhet të mbushin hapësirën e lënë bosh nga largimi i Stephan El Shaaraëy, i cili u transferua te klubi kinez, Shanghai Shenhua.

Por, Roma nuk e ka konsideruar transferimin e Perishiqit.

Megjithatë, klubet janë në bisedime për Edin Xhekon, me boshnjakun që pritet të transferohet tek Interi.

Të ngjashme