Roma vendos për Nainggolanin

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 13:49 | Nga

“Nainggolan nuk do të largohet nga Roma”, thotë Monchi.

Nuk ekziston asnjë çështje Nainggolan”, me këto fjalë drejtori sportiv i Romës, Ramon Rodriguez Verdejo, që njihet si Monchi, hodhi poshtë çdo spekulim lidhur me belgun, që u la jashtë në sfidën e humbur me Atalantën.

Ai deklaroi se pezullimi i lojtarit nuk ndryshon absolutisht asgjë dhe se nuk hap asnjë skenar në merkato.

49-vjeçari theksoi se ajo që ndodhi me futbollistin është një episod i izoluar dhe se Nainggolan është shumë i rëndësishëm për klubin verdhekuq.

Lidhur me afatin kalimtar të janarit, Monchi tha se Aleix Vidal i Barcelonës dhe Darmian i Manchester United janë lojtarë shumë të mirë, por momentalisht nuk janë në listën e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme