Romagnoli gjithnjë e më larg Milanit

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Alessio Romagnoli pritet të largohet nga Milani pas gjashtë viteve qëndrim në San Siro.

Mbrojtësi italian këtë edicion ka humbur vendin e titullarit te Rossonerët, pasi trajneri Stefano Pioli po i beson më shumë dyshes Kjaer-Tomori.

Romagnoli nuk shihet më si i paprekshëm në formacionin e Rossonerëve dhe largimi i tij në afatin kalimtar veror nga Milan duket mëse i mundur.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me fanellën e Milanit, por aventura me kuqezinjtë është duke shkuar drejt fundit.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane, Romagnoli pritet të largohet gjatë verës, pasi tanimë disa klube kanë shprehur interesim për të.

Dy gjigantët e Manchesterit dhe Chelsea e duan lojtarin në Angli, derisa interesim për të kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Juventus, Real Madrid e Barcelona.

Gjiganti italian Milan është gati ta lejoj largimin e tij nëse vije një ofertë mbi 35 milionë euro.

Të ngjashme