Ronaldinho arrestohet në Paraguaj

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Brazilit, Ronaldinho është arrestuar në Paraguaj pas dyshimeve se ka përdorur dokumentacion falso për të hyrë në këtë shtet të Amerikës së Jugut.

39 vjeçari që ka fituar Kupën e Botës në vitin 2002 është ndaluar në “Resort Yacht & Golf Club Paraguayo”, bashkë me vëllanë e tij, Roberto në mesnatën e së mërkurës, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Paraguajit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Sipas La Nacion në hotelin ku po qëndronin ata janë gjetur pasaporta me emrat e Ronaldinho dhe Roberto me kombësi paraguaiane.

Të ngjashme