Ronaldinho: “Mbappe do ta fitojë një ditë Topin e Artë”

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Ronaldinho nuk ka asnjë dyshim, Mbappe do ta fitojë një ditë “Topin e Artë”.

Ai në një intervistë për ‘Le Parisien’, tregoi se i pëlqen shumë se si luan Kylian Mbappe.

Dinho e përcolli për së afërmi Mbappen ditë më parë në Parc des Princes dhe nuk ka asnjë dyshim se ai do të ketë një karrierë të suksesshme.

“Mbappe do ta fitojë Topin e Artë një ditë. Çfarë lojtari”, tha Dinho.

Mbappe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi Reali insiston për sulmuesin francez.

Të ngjashme