Ronaldinho mbetet në burg në Paraguai

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Ronaldinho ende është duke qëndruar në burg në Asuncion të Paraguait, së bashku me vëllain e tij Roberto dhe duket se nuk do ta ketë të lehtë të dalë nga aty.

Gjykatësi Gustavo Amarilla sërish ka refuzuar një apel të ish-futbollistit më të mirë në botë, që ka ofruar 1.6 milionë euro dorëzani për t’u liruar nga burgu dhe qëndruar në burg shtëpiak në Asuncion derisa të mbarojnë hetimet, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton Koha.net.

Gjykatësi ka vlerësuar se kjo shumë nuk është ekuivalente me kapacitetin financiar të brazilianit.

Avokati mbrojtës i Ronaldinhos madje edhe i ka treguar adresën se ku do të qëndrojë futbollisti në Asuncion. Një vilë në rrugën Herrera, me vlerë 750 mijë euro. Në këtë mënyrë është munduar të garantohet se nuk ka rrezik të ikjes.

Ish-futobllisti më i mirë në botë dhe vëllai i tij janë kapur në Paraguai me pasaporta fals. Ata kanë insistuar se pasaportat i ishin bërë dhuratë në aeroport. Ronaldinho mund të qëndrojë deri në gjashtë muaj në paraburgim derisa të mbarojnë hetimet.

Të ngjashme