Ronaldinho: Messi më i miri i epokës së tij, po jo i të gjitha kohërave

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Edhe ish-futbollisti i Barcelonës, Ronaldinho ka shtuar se nuk mund t’i them Messit je më i miri i të gjitha kohërave, por më i miri i epokës së tij.

Messi fitoi Topin e Artë të gjashtë në fillim të këtij muaji, duke konfirmuar se ai është më i miri në botë.

Por, Ronaldinho ka pranuar ta cilësoj 32 vjeçarin vetëm “më të mirën e epokës së tij” dhe jo më të mirin e të gjitha kohërave.

“Unë jam i kënaqur që Messi fitoi Topin e Artë. Ne ishim gjithashtu miq gjatë kohës sonë në Barcelona”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për Marca.

“Por nuk më pëlqen të krahasoj dhe e kam të vështirë të them se ai është më i miri i të gjitha kohërave”./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme