Ronaldo afër nënshkrimit të kontratës

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 17:06 | Nga

Cristiano Ronaldo do ta mbyllë karrierën te Reali i Madridit. Sipas spanjolles AS, marrëveshja për rinovimin e kontratës së portugezit me klubin merengues tashmë është arritur. Aktualja skadon në vitin 2018, ndërsa e reja do të ketë një kohëzgjatje deri në vitin 2021.

Ditët në vazhdim menaxheri i futbollistit Jorge Mendez, do të mbërrijë në Madrid ku do të takohet me presidentin Florentino Perez, për të përcaktuar detajet e fundit.

Ronaldo do të përfitojë 21 milionë euro neto në sezon për katër vitet e ardhshme. Në fakt për të arritur deri në këtë pikë, nuk ka qenë e thjeshtë.

Te Reali mendojnë se zyrtarizimi i marrëveshjes së re të bëhet me 29 Gusht.

ronaldo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme