“Ronaldo aspak i brengosur për të ardhmen”

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 16:33 | Nga

Cristiano Ronaldo nuk duket i brengosur për të ardhmen e tij, sipas bashkëlojtarit të tij në ekipin kombëtar të Portugalisë, Manuel Fernandes, midis spekulimeve se ai do të largohet nga Real Madridi.

Ronaldo sugjeroi se mund të largohet nga Madridi pak momenti pasi e fitoi titullin e tretë më radhë në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit, duke thënë “ka qenë kënaqësi të isha në Real Madrid”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Fernandes, i cili luan te Lokomitiv Moscoë në Rusi, insiston se Ronaldo është i merakosur nga spekulimet.

Duke folur të hënë në kampion e Botërorit të Portugalisë në periferi të Moskës, Fernandes ka thënë: “Nuk kam asgjë negative për të thënë për Cristianon, ai duket i përqendruar dhe aspak i merakosur për të ardhmen e vet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme