Ronaldo i befason të gjithë: Ja çfarë shikoj në televizor

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 17:32 | Nga

Është futbollisti më i mirë në botë sot, dhe gjithë jetën ia ka kushtuar këtij sporti.

Më së miri këtë e tregojnë sukseset e tij me Manchester United, Real Madrid dhe Kombëtaren e Portugalisë.

Por, edhe pse shpenzon kohë të madhe për futbollin, Ronaldo nuk pëlqen shumë që futboll të shikojë edhe në shtëpi.

Ai ka zbuluar se çfarë i pëlqen të shikojë në televizor, por jo futboll.

“Kur jam në shtëpi nuk shikoj futboll… është shumë e çuditshme”, ka deklaruar Ronaldo.

“Vetëm kur luan ndonjë mik apo ka ndonjë ndeshje të mirë, një derbi”.

“Unë përpiqem të shoh gjëra tjera, filma, sidomos ato që janë me seri. Më pëlqen të shikoj dokumentare, të dëgjoj muzikë”, ka vazhduar portugezi.

Të ngjashme