Ronaldo beson se “Topi i Artë” duhet të shkojë për Benzeman

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Ronaldo beson se është viti i Karim Benzemas.

Sulmuesi i Real Madridit ka qenë fantastik në vitet e fundit, sidomos në start të këtij sezoni, i cili është golashënuesi më i mirë në Evropë me nëntë finalizime.

Ai asnjëherë nuk ka qenë kandidatë për “Topin e Artë”, por përveç që tani duhet të hyjë në listën e ngushtë, për shumë kë duhet edhe ta fitojë.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-sulmuesi brazilian e mbështeti Benzeman për Topin e Artë.

“Pa dyshim që kandidati im për Topin e Artë është Benzema. Sulmuesi më i mirë, i frikshëm në 10 sezonet e fundit dhe kampion mbi gjithçka, Nuk mendoni dhe ju kështu?”, përfundon Fenomeni. 

Të ngjashme