Ronaldo blen veturë në vlerë prej tetë milionë eurosh, janë vetëm dhjetë të tilla në botë

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo ka mbushur 36 vjeçar një javë më parë dhe ai ia bëri vetes dhuratë një veturë spektakolare me vlerë prej tetë milionë euro për ditëlindjen e tij.

Portugezi porositi një “Bugatti Centodieci” një vit më parë, por tani ai e ka paguar atë plotësisht dhe do ta marrë këtë vit.

Kjo veturë është një model i veçantë i italianit legjendar dhe prodhuesit francez i zotëruar nga Volkswagen.

Centodieci do të prodhohet vetëm në dhjetë njësi.

Kjo veturë ka një motor V12 dhe posedon 1600 kuaj fuqi, derisa shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrinë për 2.6 sekonda. 

Të ngjashme