Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 10:24 | Nga

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi, sipas Chiringuito TV në Spanjë.

Portugezi është duke vuajtur nga një rënie në formë në muajt e fundit, pasi ka shënuar vetëm një gol në La Liga deri më tani këtë sezon, transmeton Express.

Dhe, siç raporton Chiringuito TV, Ronaldo tani dëshiron të largohet kah 30 qershori, pasi e ka refuzuar kontratën e re në “Santiago Bernabeu”.

Kërkesa e katër herë fituesit të Topit të artë është hedhur poshtë nga presidenti i Realit, Florentino Perez, duke e përkeqësuar kështu marrëdhëniet e tyre.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme