Ronaldo detyrohet të largohet para kohe nga stërvitja e Juventusit

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse është pandemia dhe klubet kanë probleme financiare, po zhvillohet një verë e çmendur sa i përket transferimeve të futbollistëve.

Messi, Ramos, Varane, Lukaku, Sancho e shumë e shumë të tjerë kanë ndërruar skuadra, derisa rrugës është goditja tjetër e madhe, Cristiano Ronaldo, që ka zëra se mund të shkojë në Manchester City apo edhe në PSG.

Sido që të jetë, kanë nisur problemet para ndonjë super operacioni para fundit të merkatos.

Në stërvitjen e fundit të Juves, Ronaldo është detyruar të largohet para kohe, duket se ka probleme dhe po, kjo mund ta penalizojë që të ndërrojë skuadër.

Gazetari Giovanni Albanese gjithashtu konfirmoi se edhe Chiellini e ka lënë stërvitjen para kohe, gjithashtu ka probleme.

Të ngjashme