Ronaldo dhe basti i Juventusit prej 278 milionë funtesh

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Mënyrat se si Italia po mundohet të dëshmojë se i biri i saj i ri adoptues duhet të jetë i pafajshëm ndaj akuzave që po i bëhen për përdhunim, duket se nuk njohin kufij. Një komentues për “Il Giornale” e ka vlerësuar Cristiano Ronaldon si njeri ambicioz dhe të vendosur, por që është në harmoni me vetveten.

Po ashtu, në mbrojtje i ka dalë edhe gazeta “Corriere della Sera”. Ndërkohë Natali Aspesi ka thënë në “Huffingon Post” se ajo nuk mund të paramendojë dikë aq të pasur dhe aq të pashëm që të bënte një krim të tillë, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Imazhi i madh i Cristiano Ronaldos nëpër Torino duke reklamuar veshjet e brendshme të jep përshtypjen se klubi, Juventusi, është i bindur se pluhuri që është ngritur rreth portugezit do të largohet. “Më i fortë sesa balta”, ka shkruar së fundi gazeta “Tuttosport”.

Por derisa Ronaldo kthehet këtë javë në Ligën e Kampionëve për ndeshje në “Old Trafford” kundër Manchester Unitedit, ndaj skuadrës ku së pari bëri emër, shumë njerëz në botën më të gjerë janë jokomodë për të. Marrëveshja që ai ka pranuar se ka bërë me Kathryn Mayorgan dhe toni i reagimit të tij ndaj akuzave të amerikanes shtojnë atë ndjenjë jokomode.

“Lajm i rrejshëm, lajm i rrejshëm. Jam njeri i lumtur”, ka thënë Ronaldo, duke tingëlluar si presidenti amerikan Donald Trump.

Aksionet e Juventusit kanë rënë për 37 për qind që kur policia e Las Vegasit ka njoftuar se do të rihetojë krimin në fjalë. Një nga sponsorët kryesor të Ronaldos, Nike, ka thënë se është thellësisht i shqetësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme