Ronaldo dhe Chiellini gati për Juventusin në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Giorgio Chiellini dhe Cristiano Ronaldo janë kthyer në skuadrën e Juventusit derisa kanë udhëtuar në Hungari ku do të përballen kundër Ferencevaros.

Ndeshja do të zhvillohet nesër në ora 21:00.

Chiellini është rikthyer nga lëndimi dhe ka mundësi që të startojë prej fillimi, derisa Ronaldo është rikthyer gjatë këtij vikendi në Serie A pas tri jave betejë me COVID-19.

Ai la gjurmë në rikthim ku shënoi dy gola në fitoren e Juves kundër Spezias 4-1.

Matthijs de Ligt, Alex Sandro dhe i suspenduari Merih Demiral të gjithë nuk do të luajnë, bashkë me Sami Khedira.

Kjo është skuadra e Juventusit kundër Ferencvaros: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Chiellini, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Frabotta, Riccio; Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala. 

Të ngjashme