Ronaldo dhe rikthimi i bujshëm te Real Madridi, agjenti Jorge Mendes në bisedime me drejtuesit e Los Blancos

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Vera e vitit 2021 mund të jetë e nxehtë në aksin Torino-Madrid, pasi ylli portugez Cristiano Ronaldo mund të rikthehet te Real Madridi.

Ronaldo u transferua te Juventusi në vitin 2018, por pas dështimeve të njëpasnjëshme të klubit italian në Ligën e Kampionëve, sulmuesi mund të largohet këtë verë.

Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi u përfolën si klube të mundshme për transferimin e Ronaldos, ndërsa tani ka dalë edhe një hipotezë e re.

Sipas gazetës Marca dhe El Chiringuito, agjenti Jorge Mendes tashmë ka pasur diskutime me bordin e Realit në lidhje me Ronaldon.

“Jorge Mendes ka folur me Real Madrid për mundësinë e kthimit të Cristianos”, ka zbuluar Josep Pedrerol në El Chiringuito.

Rikthimi i Ronaldos në Bernabeu duket një hipotezë reale, pasi sikurse lojtari, ashtu edhe Juventusi janë të gatshëm t’i ndajnë rrugët.

Juventusi po kalon në një kohë delikate financiare dhe largimi i Ronaldos do të stabilizonte financat e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme