Ronaldo dhe tri transferime tjera të mëdha – Formacioni i mundshëm i Ancelottit te Real Madridi

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Carlo Ancelotti është zyrtarizuar të martën si trajner i ri i Real Madridit dhe vera e vitit 2021 pritet të jetë e nxehtë për nga transferimet e reja te klubi nga Santiago Bernabeu.

Trajneri italian ka kompletuar një rikthim spektakolar në Bernabeu pas dy viteve e gjysmë në krye të klubit nga Goodison Park, Evertonit.

Sipas mediumit anglez Express.co.uk, me rikthimin e Ancelotti te Los Blancos, është e mundur që edhe Cristiano Ronaldo të bashkohet me të.

Të dy ishin jashtëzakonisht të afërt gjatë kohës së tyre në klub së bashku, me reprezentuesin portugez që ka lavdëruar disa herë italianin në intervistat e tij.

Por, kjo mund të mos jetë marrëveshja e vetme e Real Madridit këtë verë, pasi drejtuesit e klubit synojnë edhe transferime tjera të mëdha.

Me klubin e etur për të luftuar për titullin e La Ligas dhe trofeun e Ligës së Kampionëve, tani është koha që drejtuesit ta freskojnë çdo repart me emra të rinj.

Emrat tjerë të rinj që synohen të transferohet në verë, përveç David Alabas të konfirmuar tashmë janë edhe Jules Kounde nga Sevilla, Edoardo Camavinga nga Rennes dhe Kylian Mbappe nga PSG.

Më poshtë keni emrat e formacionit dhe renditjen e preferuar 4-3-3 të Ancelottit.

Portier: Thibaut Courtois

Mbrojtja: Carvajal, Kounde, Alaba, Mendy

Mesfusha: Kroos, Camavinga, Casemiro

Sulmuesit: Mbappe, Benzema, Ronaldo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme