Ronaldo – Dybalas: Transferohu te kjo skuadër

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo ka këshilluar Paulo Dybalan që të transferohet te Manchestger United, për t’u bërë një kampion.

‘DailyMail’ raporton se pas kthimit në Torino, Paulo Dybala ka kërkuar këshillën e Ronaldos në grupin e lojtarëve në WhatsApp, mbi një lëvizje të mundshme në ‘Old Trafford’, në marrëveshjen që do të sillte Romelu Lukakun te Juventus, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi portugez është kuptuar se ka aprovuar lëvizjen e Dybala drejt Manchester United, duke i përmendur se ai është bërë një kampion gjatë qëndrimit gjashtë vjeçar te Manchester United.

Transferimi i Dybala në ‘Old Trafford’, bën që Romelu Lukaku të transferohet në Torino te Juventus.

Kujtojmë se Lukaku ka qenë dëshirë e madhe edhe e Interit, por ndërhyrja e Juventusit, ka ndryshuar gjithë rrjedhën.

Të ngjashme