Ronaldo e arrin shifrën e 750 golave në karrierë

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo e ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 750 golave në karrierë për klubet dhe Kombëtaren e Portugalisë.

Ronaldo e shënoi golin e 750-të në karrierë, pasi realizoi një herë në fitoren e Juventusit 3:0 kundër Dynamo Kiev të mërkurën në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi portugez i ka 75 gola për Juventusin, 450 për Real Madridin, 118 për Manchester Unitedin, pesë për Sporting Lisbon dhe 102 për Portugalinë.

509 prej këtyre golave i ka shënuar brenda zonës, 129 nga penalltia, 57 nga goditja e lirë dhe 55 jashtë zonës.

Ronaldo e tundi rrjetën e portës 482 herë me këmbën e djathtë, 136 me këmbën e majtë dhe 130 me kokë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme